Janukoviç kryen betimin si president i Ukrainës më 25 shkurt

Kiev, 16 shkurt, NOA - Viktor Janukoviç do të
kryejë betimin si presidenti i ri i Ukrainës më datën 25 shkurt. Lajmi është
konfirmuar nga parlamenti i këtij vendi, deputetët e të cilit e kanë mbështetur
këtë gjë me 238 vota nga totali prej 450 të tillë. Janukoviç u shpall president
i zgjedhur, pas raundit të dytë të votimeve më 7 shkurt kundër kryeministres,
Julia Timoshenko.
Kjo e fundit ka pohuar se rezultatin e zgjedhjeve do ta kontestojë në gjykatë, pasi pretendon se gjatë procesit të zgjedhjeve presidenciale ka patur manipulime nga ana e palës që ka deklaruar se i ka fituar ato, pra, ajo e Viktor Janukoviçit.
n.e/NOA