E Martë, 3 Nëntor 2026

Fier- Policia prangos lushnjarin në flagrancë, tentoi të vidhte një biznes

Policia e Fierit ka parandaluar një tjetër rast të vjedhjes së bizneseve. Një shtetas ka tentuar të vjedhë një biznes (kioskë) duke thyer xhamat, por është kapur në flagrancë.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të një 42- vjeçari. Patrullat e Policisë së Komisariatit Fier kanë marrë informacion se në lagjen “1 Maji” dikush po tenton të grabisë një kioskë duke thyer xhamat dhe janë venë në ndjekje të autorit. Si rezultat nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë.”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›