E Martë, 3 Nëntor 2026

Kavajë-Dhunuan dhe tentuan të vrisnin të riun, në pranga 30-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Një 30-vjeçar është arrestuar dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, pasi tentuan të vrisnin një 25-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, pas një sherri mes të rinjve për motive të dobëta.

Në pranga ka përfunduar Halit Ullorja, 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, G. U., 26 vjeç, të dy banues në Kavajë. Sipas policisë dy vëllezërit kanë dhunuar fizikisht dhe më pas kanë goditur me makinë mjetin që drejtonte 25-vjeçari Letjan Lushkaj.

Pas hetimeve policia ka arrestuar edhe 25-vjeçarin pasi nga verifikimet rezultoi se e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›