Fier, 23-vjeçari arrestohet 8 muaj pas grabitjes në Itali
FIER- 8 muaj pas një grabitjeje në Itali, policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar në Fier, si një nga autorët e ngjarjes.
Florind Marini banues në Libofshë është vënë në pranga për llogari të drejtësisë italiane, pasi kjo e fundit ka nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar në muajin korrik. Sipas policisë, në 15 janar në qytetin e Minuçanos në Itali, Marini në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë kryer një grabitje të armatosur në banesën e një shtetasi italian.
Ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë, pasi grabitësit e kishin lidhur dhe i kishin bllokuar frymëmarrjen. Mbi 23-vjeçarin rëndon akuza e vrasjes, rrëmbimit dhe vjedhjes në bashkëpunim. Tashmë pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.
(e.m/BalkanWeb)