Misioni i FMN ‘zbarkon’ të enjten në Shqipëri, takime me qeverinë e re
TIRANË- Mbërrin të enjten në Shqipëri misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Burime pranë zyrës së FMN-së në Tiranë bëjnë të ditur për NeWs24 se përfaqësuesit e Fondit do të qëndrojnë në vendin tonë deri në fund të javës së ardhshme.
Agjenda e tyre parashikon takime me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, përfaqësuesit e opozitës dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në përfundim të qëndrimit të tyre në Shqipëri, misioni i FMN-së do të zhvillojë konferencën e përbashkët për shtyp me kryefinancierin Cani dhe guvernatorin Fullani, ku do të bëjë publike konkluzionet e takimeve dhe vlerësimin mbi gjendjen aktuale të ekonomisë.
Misioni i Fondit Monetar do të diskutojë me qeverinë shqiptare për situatën aktuale të financave publike dhe treguesve makroekonomikë, ku kryesorët janë deficiti buxhetor dhe borxhi publik. Ekspertët e FMN-së do të japin sugjerimet e tyre edhe për paketën fiskale dhe buxhetin e vitit të ardhshëm, pjesë e diskutimeve do të jetë edhe rishikimi i buxhetit të këtij viti, që pritet të jetë edhe një ndër vendimet që qeveria “Rama” do ta marrë së shpejti, duke pasur parasysh mosrealizimin e të ardhurave në buxhet. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, për periudhën 8 mujore, buxhetit të shtetit i mungojnë rreth 17 miliardë lekë të ardhura nga tatimet dhe doganat.
(e.m/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Misioni i FMN ‘zbarkon’ të enjten në Shqipëri, takime me qeverinë e re