Fier, Godo: Shqipëria nuk është e rrezikuar nga virusi H1N1
Nga Fieri ministrja e Shëndetësisë Godo ka deklaruar se Shqipëria nuk ndjehet e rrezikuar nga gripi H1Ni, Godo gjithashtu ka theksuar dhe nisjen e procedurave që në buxhetin e ardhshëm të akordohet fond për ngritjen e një spitali të ri në Fier.
FIER- Nga Fieri ministria e Shëndetësisë Godo ka deklaruar se Shqipëria nuk është e rrezikuar nga virusi H1N1, ose i njohur ndryshe si gripi i derrave. Deklarata e saj është bërë gjatë një takimi të zhvilluar me personelin mjekësorë gjatë vizitës në spitalin rajonal të Fierit. Godo u shpreh se janë marrë masa të nevojshme nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë që nga krijimi i komisionit të posaçëm për ndjekjen e situatës dhe deri tek kontrollet tek të gjitha pikat kufitare.
“Kemi marrë masat në të gjitha pikat kufitare. Nga OBSH-ja na referohet që të vazhdojmë të mbajmë në një nivel të lartë gatishmërinë, deri më tani gjendja është nën kontroll. Nuk është e nevojshme shpërndarja e maskave në Shqipëri pasi nuk kemi të pranishëm ndonjë rast të konfirmuar dhe në Europë për fatin e mirë tonin shihet një rënie e këtij vitusi”- u shpreh Godo.
Gjatë vizitës së saj në spitalin rajonal të Fierit, Godo ka theksuar edhe nisjen e procedurave që në buxhetin e ardhshëm të akordohet një fond për ngritjen e një spitali të ri të kompletuar dhe të centralizuar në qytetin e Fierit.
“Ne në ministri do të nisim procedurat në mënyrë që në buxhetin e ardhshëm që do të diskutohet në fillim të vjeshtës qeveria të akordojë një fond të gjerë për ngritjen e një spitali të ri të kompletuar, ku do të centralizohen të gjitha shërbimet për rajonin e Fierit”- tha Godo.
Ministria e Shëndetësisë Godo ka marrë pjesë edhe në inaugurimin e spitalit amerikan në këtë qytetet sëbashku me përfaqësues të ambasadës amerikane dhe stafit mjekësorë. (a.r/news24/balkanweb)