Rama pret Jones: Diskutojnë zgjedhjet në vend
Kreu i PS, priti sot ndihmës/sekretarin amerikan të shtetit, Jones të cilit i i përcolli shqetësimet për infrastrukturën zgjedhore dhe pajisjen e votuesve me karta. Jones shpreu domosdoshmërinë që vendi të organizojë zgjedhje të lira.
TIRANE- Kryetari i PS Edi Rama i përcjell ndihmës/sekretarit të Shtetit, Stuart Jones dhe Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, John Withers shqetësimet për infrastrukturën zgjedhore dhe pajisjen e votuesve me kartat e identitetit.
Në takimin e zhvilluar në selinë rozë kryesocialisti ka shprehur angazhimin serioz të partisë që drejton për të inkurajuar qytetarët që të aplikojnë për kartat e identitetit, megjithë vonesat e krijuara edhe në zbatim të vendimit të qeverisë pas arritjes së kompromisit.
Mësohet se zoti Jones ka shprehur domosdoshmërinë që Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme konform standardeve ndërkombëtare demokratike, si një vend i NATO-s.
Biseda e Ndihmës Sekretarit të Shtetit Stuart Jones është ndalur gjithashtu në zhvillimet rajonale, duke vlerësuar rolin e Shqipërisë dhe rëndësinë që ka për rajonin vazhdimi i procesit të zgjerimit të NATO-s përmes Adriatik 5.
Jones rikonfirmoi angazhimin serioz të administrates së SHBA-së lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën euro-atlantike të tij.
(e.n/BalkanWeb)