Fier/ Kandidatja e PD, Çelaj: Levani është lënë në harresë nga PS-ja

Kandidatja e PD-së për kryebashkiake të Fierit, Eriselda Zotaj Çelaj, ka vijuar takimet e saj elektorale në Levan, duke kërkuar votat e zgjedhësve në votimet e 14 majit për zgjedhjet vendore.
Sipas saj, Levani është lënë në harresë, ndonëse është njësia administrative me numrin më të madh të votuesve në bashkinë e Fierit.
“Të gjithë fshatrat përreth kësaj zone ndodhen në kushte të vështira. Ska rrugë, infrastrukturë publike, ndriçim, shkolla e kopështe. Politika e shpopullimit ka larguar të rinjtë dhe jo vetëm. Aksi më i rëndësishëm historikisht që ka lidhur veriun me jugun sot është lënë në mëshirë të fatit.”- deklaroi ajo gjatë këtij takimi, të bërë publik në faqen e saj të Facebook.
Kandidatja e PD-së se asnjë nga premtimet e socialistëve të rilindjes nuk është mbajtur, pasi në 2023 Levani vuan akoma për ujin e pijshëm, e shpesh energjia elektrike mungon.
“Kanalizimet e ujrave të zeza janë rrezik potencial për përhapjen e epidemive, e askush nuk vendosi dorë për të rregulluar situatën. Kushtet miserabël të godinave dhe ekonomia e dobët e qytetarëve solli braktisjen e shkollave dhe kopështeve. Në fshatra mungojnë kanalet kullues e vaditës e sipërfaqe të tëra toke janë lënë djerrë. Në 14 maji do të ndëshkojmë me votë gjakpirësit e pushtetit të sotëm.
Në 14 maji do ti japim një tjetër frymëmarrje Levanit e të gjithë fshatrave të tij, frymëmarrje të gjithë bashkisë së madhe të Fierit.“- nënvizoi Eriselda Zotaj Çelaj.
/rtsh.al/