E Martë, 3 Nëntor 2026

Fier/ Ndezën zjarre, policia identifikon 9 autorët! Arrestohen pesë prej tyre

Pesë persona janë arrestuar, tre po ndiqen penalisht në gjendje të lirë dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim nga policia nën akuzën për zjarrvënie ku si pasojë u dogjën sipërfaqe të mbjella me ullinj, pemë frutorë dhe sipërfaqe pyjore në Bashkinë Fier.

Në pranga ranë:

Shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në Pishë Poro, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogj sipërfaqe e konsiderueshme me pyje në pyllin e Darëzezës;

Shtetasi H. L., 72 vjeç, banues në Ofiçinë, Patos, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 50 hektarë me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë në këtë zonë;

Shtetasi G. R., 48 vjeç, banues në Frashër, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë u dogjën 12 dynum me të mbjella në pronësi të shtetasve të tjerë;

shtetasi O. C., 70 vjeç, banues në Marinëz, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashë kontrollit dhe për pasojë janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj, në pronësi të një shtetasi tjetër;

Shtetasi N. Ç., 49 vjeç, banues në Jagodinë, pasi për shkak se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturina, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë u dogjën serat në pronësi të një shtetasi tjetër.

Ndërkohë ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. J., 79 vjeç, banues në Lumth, F. K., 53 vjeçe, banuese në Lumth dhe N. Z., 62 vjeç, banues në Goriçaj, si edhe u shpall në kërkim shtetasi B. K., 61 vjeç, banues në Remas, pasi për shkak se kanë ndezur zjarr në tokat në pronësi të tyre, janë djegur një sipërfaqe toke me të mbjella, ullinj dhe pemë frutorë, në pronësi të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Pas zjarreve të shumta, të gjitha vatrat janë shuar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›