E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier Vokshi LDG organizata me e madhe ne mbrojtje te gruas dhe diskriminimit

Kryetarja e Lidhjes Demokratike te Gruas se Shqiperise gjate takimit te djeshem ne degen e Fierit ne vijim te procesit te zgjedhjeve ne te gjitha strukturat e kesaj organizate deklaroi se LDG-ja eshte organizata me e madhe politike qe mbron te drejtat e grave ne vend. Nen vemendjen e Kryeministrit Berisha institucionet qeveritare po zbatojne me korrektese ligjin per barazine gjinore per perfaqesimin e gruas ne nivele vendimmarrese dhe mbeshtetjen e nismave te tyre edhe per sipermarrje private tha Vokshi. Me tej ajo vleresoi gjithashtu se LDGSH si organizate partnere politike e Partise Demokratike po shton kontaktet me organizatat simotra ne Evrope per te perftuar praktikat me te mira ne zbatimin e politikave gjinore ne Shqiperi. Ne takimin e djeshem ne Fier u zgjodhen edhe forumet drejtuese te LDG-se ku kryetare e Lidhjes Demokratike e GruasFier u zgjodh Mira Caushaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›