E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilli i ri i Fierit ende pa kryetar palet pretendojne fitoren

Edhe pas vendimit te dy diteve me pare nga Gjykata e Apelit te Vlores e cila shfuqizoi vendimin e Gjykates se shkalles se pare te Fierit duke i lene ne krye te detyres se kreut te keshillit perfaqesuesin e PS-se dje serish palet jane perplasur me njera tjetren. Kesaj radhe konflikti ka ndodhur ne zyren e kreut te keshillit bashkiak ku ne zyren e kryetarit te Keshillit te Qarkut kane hyre njekohesisht si socialisti Vangjel Ndreka i cili pretendon se ka fituar mandatin ashtu edhe perfaqesues i Partise Demokratike Artur Shehu i zgjedhur me 16 nentor. Nga burime konfidenciale u mesua se mes dy kandidateve ka pasur debate. Po ashtu ashtu edhe si dy dite me pare edhe dje nje pjese e mire e militanteve te opozites ne kete qark jane vendosur serish para godines se keshillit ku nuk ka munguar prania edhe e forcave policore. Ceshtje e kreut te ri te keshillit te qarkut Fier mbetet ende e pazgjidhur mes dy forcave kryesore ne kete qytet. Prefekti i Fierit Bujar Hasaj nepermjet nje deklarate per mediat sqaroi dy dite me pare se kerkesen ne te dyja gjykatat e ka pushuar paraditen e se enjtes pasi objektivi i saj eshte permbushur me date 16 nentor kur ne mbledhjen me 56 anetare ka zgjedhur edhe kryetarin e ri te qarkut. Nga ana e tij perfaqesuesi i PS-se Vangjel Ndreka i zgjedhur si kryetar ne mbledhjen e keshillit te qarkut me 21 shtator zbardhi te gjithe vendimin e gjykates se apelit ne Vlore ndersa insistoi se dje eshte rrezuar kerkesa e prefektit Fier me objekt pezullimin e zbatimit te vendimeve nr. 3 4 dhe 5 te dates 21.9.2011 te keshillit te qarkut Fierit. Nderkohe lidhur me veprimet e metejshme per veprimtarine e qarkut Ndreka u shpreh se ceshtja do te vijoje duke bere kallezim penal ne prokurori per shkelje flagrante te ligjit nga prefekti Bujar Hasaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›