Fier/ Zjarr i përmasave të mëdha në ullishtet e Kreshpanit, rrezikohet masivi pyjor me pisha

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në Kreshpan të Fierit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke djegur dhjetëra rrënjë ullinjsh, ndërsa, të favorizuara nga era e fortë, rrezikojnë edhe masivin pyjor me pisha.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve. Ndërkohë, është bërë kërkesë edhe për ndërhyrje nga ajri.
/rtsh.al/