Zjarr në Karicë të Matit, flakët përhapen nga livadhi në pyllin me dushqe, forcat zjarrfikëse në terren

Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasdites së sotme në fshatin Karicë të Njësisë Administrative Baz, në Bashkinë e Matit.
Dyshohet se fillimisht flakët kanë nisur në një livadh, teksa, të ndihmuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi edhe në një masiv pyjor me dushqe.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrfikës, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve, që të mos i drejtohen banesave.
Policia pritet të nisë hetimet për gjetjen e autorit të zjarrvënies.
/rtsh.al/