Fier, abuzoi me të miturën, arrestohet 25 vjeçari

Policia e qytetit të Fierit ka arrestuar 25-vjeçarin Teki Yzeiraj, i cili akuzohet se ka përdhunuar 13-vjeçaren E.Meco. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kreshpan, Komuna Cakran ditën e djeshme, kur vajza nxënëse në klasën e shtatë, kishte mbaruar mësimin dhe kthehej për në shtëpi. Mësohet se i riu i ka prerë vajzës rrugën dhe duke e mashtruar ka mundur ta tërheqë ate në një pjesë rruge, ku dhe e ka përdhunuar. Vonesa e pajustifikuar e vajzës në shtëpi ka alarmuar prindërit, të cilët e kanë kërkuar dhe e kanë gjetur atë të përgjakur. Pasi kanë mësuar se çfarë ka ndodhur, ata kanë bërë denoncim në polici, e cila sapo është sinjalizuar ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar 25-vjeçarin Yzeiraj.