E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk iu bind policise pranga shkodranit te armatosur

Korce 16 tetor 2011 NOA- Ne saje te operacionit Vjeshta 2011 i cili eshte shtrire ne te gjitha rrethet e vendit policia e Korces beri te mundur arrestimin ne flagrance te 29 vjecarit Ndricim Boshnjaku.
29 vjecari me origjine nga Shkodra dhe banim ne Tirane gjate kontrollit ne makinen e tij me targa AB 829 YA iu gjet nje arme automatike tip kallashnikov me 27 fisheke ne kreherin i cili ishte i vendosur ne arme.
Ne vijim te kontrollit Boshnjaku nuk u eshte bindur urdhrave te policise dhe eshte larguar se bashku me mjetin e tij.
Pas kesaj blute e Korces jane vene ne ndjekje te tij dhe vetem pak minuta me vone e kane prangosur ate.
Ndersa ne cilesine e proves materiale u sekuestruan arma automatike e tipit kallashnikov me 27 fisheke dhe automjeti tip Lancia me targe AB 829 YA materialet ndaj tij iu derguan Prokurorise se Korces per veprat penale Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municioneve dhe Mosbindja ndaj urdherit te punonjesit te policise.
a.y/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›