Fier, arrestohen tre persona, 2 prej tyre të kërkuar për prostitucion

Policia e Fierit ka arrestuar sot tre persona, ku dy prej tyre ishin shpallur në kërkim për prostitucion.
Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit e shpallur në kërkim Ilir Sulaj dhe Elvis Çollaku.
Sipas policisë, Sulaj ishte dënuar me 9.6 vjet burg për trafikim të femrave dhe prostitucionin ndërsa Elvis Çollaku akuzohet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe 27-vjeçarin Jermen Behaj i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Ndërkohë materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar prokurorisë së rrethit Fier për hetime të mëtjeshme.