Shkodër, furgoni del nga rruga, 2 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Xhaj të komunës Shkrel ku një furgon ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Rrok Ulaj dhe 22-vjeçari Nikolin Ulaj, pasagjer në furgon.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe sipas mjekëve gjendje shëndetësore e 22-vjeçarit është e rëndë.
Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.