Fier, bie në kontakt me korentin, humb jetën 37-vjeçari
Një person ka gjetur vdekjen, teksa është kontaktuar me korentin. Ngjarja është shënuar pasditen e sotme në komunën Cakran të Fierit, ku 37-vjeçari Adnand Haxhiraj, ka gjetur vdekjen teksa ka rënë në kontakt me korentin.
Mësohet se ka qenë një përcjellës i këputur pranë banesës së tij që i ka kushtuar jetën 37-vjecarit. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.