Korçë, sherr mes disa personave, tre të plagosur
Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri të castit mes disa personave. Ngjarja është shënuar në fshatin Bulgarec të Korcës, ku shtetasit Jorgo dhe Algerd Burda, 60 dhe 33 vjeç janë konfliktuarme tre shtetas të tjerë, përkatësisht me Erion, Xhuljan dhe Klenart Potkën. Sipas policisë së Korcës Erion, Xhuljan dhe Klenart Potka e kanë goditur me sende të forta Algerd Burdën dhe në atë moment Jorgo Burda ka qëlluar me çifte duke plagosur Klenart Potkën.
Po sibas bluve të këtij qyteti të plagosurit,Algerd Burda, Jorgo Burda dhe Klenart Potka janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmë shëndetësore në spitalin e Korcës, ndërsa janë shoqëruar në polici shtetasit Erion dhe Xhulian Potka si dhe Jorgo Burda në akuzën “plagosje me dashje”. Nga ana e policisë vazhdojnë hetimet për të hedhur dritë për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqet që kanë çuar në konfrontimin mes tyre.