E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier bie nga lartesi 25-vjecari rende ne spital

Një 25-vjeçar, punëtor ndërtimi është në gjendje kritike për jetën pas rrëzimit nga një lartësi prej 5 katësh.

I plagosuri është Arben Banaj, i cili ishte duke punuar në skelën e një pallati në ndërtim. Sipas dëshmitarëve gjatë punës në godinën në ndërtim, ai ka rënë nga kati i pestë mbi kabinën e një automjeti që ndodhej poshtë godinës 10 katëshe.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12:30 e më pas punëtorët e tjerë e kanë transportuar të plagosurin për në spitalin e qytetit.

Policia po heton mbi ngjarjen dhe pista kryesore për aksidentin është mosrespektimi i sigurisë në punë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›