E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore ekzekutohet 31-vjecari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët mbrëmjes së shtunë në qytetin e Vlorës.

Një 31-vjecar, i identifikuar si Fatjon Bani ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me tre plumba pistolete.

Nga të dhënat paraprake mësohet se 31-vjecari është qëlluar me pistoletë teksa ndodhej brenda makinës së tij. Pas marrjes së plagëve ai u shoqërua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e dinamikës së saj. VrasjeVritet roja e një karburanti Bulqizë, sherr mes të rinjve, një i vdekurVrasja në Elbasan, pranga dy personave Burime nga uniformat blu të Vlorës njoftojnë se 31-vjecari, Fatjon Bani është vrarë pas konsumimit të një debate të ashpër me një fqinjin e tij.

Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë informacion për autorësinë apo të dyshuar si autor të vrasjes së rëndë.

Vrasje
Vritet roja e një karburanti
Bulqizë, sherr mes të rinjve, një i vdekur
Vrasja në Elbasan, pranga dy personave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›