Fier, drejtonte një emision politik në radio, dhunohet
Identifikohen dy prej autorëve, të cilët dhunuan fizikisht administratorin e një radioje lokale në qytetin e Fierit 21 vjecarin, Kejdi Velcani. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes, rreth orës 11 në ambientet e brendshme të radios.
FIER- Identifikohen dy prej autorëve, të cilët dhunuan fizikisht administratorin e një radioje lokale në qytetin e Fierit 21 vjecarin, Kejdi Velcani. Radi Allaraj, 22 vjec banues në Tiranë dhe Isuf Cela 25 vjec, banues në Fier janë dy personat që sipas burimeve policorë janë konfliktuar me 21 vjecarin dy ditë më parë dhe tashmë janë shpallur në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtes, rreth orës 11 në ambientet e brendshme të radios, që ndodhet në lagjen konferenca e Pezës, ku u qëllua me mjete të forta në kokë e trup 21 vjecari Velcani i cili ka qënë në gjumë në castin e agresionit.
Sipas familjarëve ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të një emisioni politik që transmetohet cdo ditë ne valët e radios lokale në Fier. I dëmtuari me plagë të rënda, 21 vjecari Velcani, është dërguar në spitalin rajonal të qytetit ku dhe ka marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e saj policia e cila ka nisur hetimet intesive ka mundur të zbardhë identitetin e dy nga 5 autorë të dyshuar. Nga të njëjtat burime zyrtare mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale.
(e.n/News24/BalkanWeb)