Fushata, Rama: Berisha presion ndaj administratës
Kreu i PS Rama është ndalur në Gjirokastër ku ka kërkuar nga policia të mos ngatërrojnë ngjyrën e flamujve partiakë me atë të uniformës së shtetit. Rama akuzoi Berishën për presion ndaj administratës, duke i kërcënuar me vendin e punës.
GJIROKASTËR- Në vijim të thirrjes për të mbrojtur votën e 28 qershorit, kryesocialisti Edi Rama këtë herë nga Gjirokastra i ka bërë apel uniformave blu të mos përdorin flamurin politik ditën e zgjedhjeve. Duke u angazhuar për ndëshkim ligjit për të gjithë ata që prekin votën e shqiptarëve pas 9 ditësh. Ashtu si në Mallakastër një ditë më parë Rama ka forcuar thirrjen për të mos lejuar që vota të shkoj dëm.
“Asnjë shqiptar i veshur me uniformën e policisë nuk duhet të ngatërrojë ngjyrën e uniformës të Shtetit me ngjyrën e flamurit të pushtetit dhe duhet të qëndrojë larg votave të popullit shqiptar më 28 qershor. Sepse ndryshe do të ndëshkohet dhe nuk do të kemi paqe deri sa ta vëmë përpara ligjit”- tha Rama.
Nga qyteti jugor i Shqipërisë kreu i Partisë Socialiste ka akuzuar kundërshtarin e tij politik Berisha se po abuzon me administratën zgjedhore, por edhe me mjekët e mësuesit duke i përdorur ata në mitingje elektorale. “Dua t’i them Sali Berishës se nuk ka turp më të madh për një pushtet dhe për një kryeministër në Europën e shekullit të 21, që nga një anë t’iu numërojë përditë arsimtarëve dhe arsimtareve rrogën që u rrit dhe nga ana tjetër t’i kërcënojë përditë se po nuk i dhanë votën do t’u heqë rrogën”- tha Rama.
Ndër të tjera Rama shtoi se Asnjë drejtues dhe asnjë karrige e administratës së këtij Shteti nuk duhet të vazhdojë me kërcënime ndaj nëpunësve të këtij shteti dhe kërcënimeve të mësuesve edhe mësueseve të fëmijëve tanë, me kërcënime ndaj mjekëve dhe infermiereve që paguhen nga taksat tona, sepse votën e socialistëve, votën e progresistëve, votën e ndryshimit, nuk ka Zot që e çon në drejtim tjetër”- tha Rama.
Duke vlerësuar votën e gjirokastriteve Rama u ka kërkuar atyre të mbështesin Partinë Socialiste më 28 qershor. “Do t’i japim më në fund Gjirokastrës mundësinë që të rikthehet në shkëlqimin e saj të dikurshëm, që të ribëhet qyteti i ëndrrave, qyteti i shpresave.”- përfundoi Rama në fjalën e tij drejtuar banorëve të Gjirokastrës. (a.r/news24/balkanweb)