E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier ekzekutohet me 14 plumba biznesmeni i ndertimit

Spartak Spaho u ekzekutua prane pallatit te ri qe po ndertonte ne lagjen Kastriot nga plumbat u plagosen edhe 2 kalimtare

Nje person eshte vrare dhe dy te tjere jane plagosur me arme zjarri si pasoje e nje sulmi kriminal ne mes te qytetit te Fierit. Informacionet e para te policise se ketij qyteti flasin per nje ngjarje me motiv hakmarrjeje ku per shenjester ka qene Spartak Spaho 40 vjec. Per te ekzekutuar Spahon autoret kane zbrazur 14 plumba kallashnikovi. Per pasoje 40-vjecari ka humbur jeten menjehere nderkohe qe si rezultat i kesaj bresherie jane plagosur edhe Leonard Tole 26 vjec dhe Dritan Yzeiri. Dy te plagosurit kane deklaruar se nuk kane pasur lidhje me viktimen dhe se kane kaluar rastesisht ne rrugen ku ndodhi ngjarja. Policia ka bere me dije se viktima eshte nje biznesmen i njohur ne qytetin e Fierit. Burime te para nga te njohur te viktimes thone se Spahoja ishte ndertues dhe ne vendin ku u vra po ndertohej nje objekt shumekatesh. Mesohet se Spahoja ne kete sipermarrje ishte ortak me nje biznesmen tjeter. Viktima nuk ka pasur precedente te meparshem dhe sipas deshmive te atyre qe e njihnin nuk ka pasur konflikte apo mosmarreveshje me ndokend. Trupi i viktimes eshte nisur per ne morg nderkohe qe dy te plagosurit jane nisur drejt spitalit te qytetit. Policia ka shoqeruar disa persona ne komisariat per te deshmuar mbi ngjarjen nderkohe ka marre ne pyetje edhe dy te plagosurit.

Ngjarja

Plot 14 plumba jane zbrazur mbi trupin e 40-vjecarit pasditen e djeshme. Spartak Spaho 40 vjec u qellua per vdekje me plumba automatiku teksa ishte duke ecur ne bulevardin kryesor te qytetit. Ngjarja ndodhi rreth ores 1715 minuta ne rrugen Ramiz Aranitasi prane ish-hotel Vjoses ne Fier. Spartak Spaho eshte vrare nga nje bresheri automatiku nga persona ende te paidentifikuar. Deshmitare te ngjarjes thane se nje automjet me ngjyre te erret i eshte afruar biznesmenit teksa po kalonte ne ane te rruges dhe kane qelluar drejt tij me bresheri. 40-vjecari Spaho ka mbetur i vdekur ne vend pasi ka marre ne pjese te ndryshme te trupit 14 plumba. Nderkohe nga bresheria e armes qe mendohet te jete tip Kallashnikov jane plagosur edhe 2 persona te tjere. Te plagosurit po ecnin prane viktimes ne momentin e atentatit. Leonard Tole nga Fieri dhe Dritan Yzeiri perkatesisht 26 dhe 41 vjec kane marre plumba ne krah. Ata jane derguar menjehere ne spitalin e qytetit dhe jane jashte rrezikut per jeten. Paniku u shtua kur pas ekzekutimit te 40-vjecarit u njoftua dhe plagosja e 2 kalimtareve qe ishin prane tij.

Hetimet

Policia e Fierit ndodhet ne vendngjarje dhe po merr deshmite e para per te mesuar me shume rreth automjetit nga ku persona ende te panjohur qelluan me bresheri automatiku. Kane nisur hetimet dhe mbi aktivitetet e viktimes per te zbuluar autoret e ngjarjes se rende. Policia ka shoqeruar disa persona ne komisariat si dhe po merr ne pyetje te plagosurit. Keta te fundit kane deklaruar ne spital se nuk kane lidhje me ngjarjen dhe se po kalonin rastesisht aty ku ndodhi vrasja. Policia e Fierit nuk ka dhene ende nje njoftim zyrtar mbi ngjarjen ndersa po punon per zbardhjen e vrasjes se rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›