Vjedh materiale ne pusin e naftes arrestohet 49-vjecari
Nje 49-vjecar me banim ne lagjen Hajro Cakerri ne Vlore ka rene ne prangat e policise pasi ka vjedhur elemente te nje pusi nafte. Pak para mesnate eshte njoftuar ne polici se eshte pare nje person me nje mjet tip kamioni me vinc duke vjedhur nje element pusi nafte ne fshatin Gorisht. Lidhur me kete denoncim jane vene menjehere ne levizje uniformat blu te cilat kane prangosur 49-vjecarin Agron Llapaj i cili kishte hedhur ne rimorkion e kamionit tip Mercedes-Benz me targa AA 526 AO nje element hekuri pjese funksionale e nje pusi nafte me peshe 1.5 ton te cilen dyshohet ta kete vjedhur ne ndermarrjen e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes ne Gorisht. Sakaq Llapaj u arrestua ne flagrance ndersa ne cilesine e proves materiale u sekuestrua automjeti tip kamion dhe elementi i hekurit pjese e pusit te naftes.