E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier emigrantet sjellin zanatin e fituar ne dhjetera vjet bukepjekes

Emigrantet e kthyer ne Fier i janë futur biznesit të furrave të bukes. Ndërsa kanë fituar zanatin e bukëpjekësit në Greqi dhe në Itali, kanë sjelle risi në produktet e brumerave.

Të pjekin buke. Duket se e kanë patur me për zemër këtë zanat në emigrim. Çdo furrë buke në Fier hapet nga emigrantët.
Tradita e furrave brenda lagjeve është importuar me tepri. Vetëm në një bllok banesash mund të gjenden 5 furra, të gjitha me pronarë emigrantë.

Me eksperiencën kanë sjellë edhe risitë në përpunimin e brumit. Produkte të cilat po tentojnë të sjellin një traditë të re.

Është fryt i punës dhe esperiencës së dhjetëra viteve punë kryesisht në Greqi dhe Itali.
Pavarësisht problemeve me konkurencën kjo duket zgjedhje e mirë. Buka e emigrantëve mbetet e parapëlqyera e konsumatorëve duke lënë pas mënyrën standarte të prodhimit të saj.

Të dhënat nga QKR në Fier flasin për një trend në rritje të celjes së bizneseve nga emigrantët. 
Pjesa më e madhe e tyre investojnë në zanatin e fituar në emigracion ,por ka edhe nga ata që i përmbahen kërkesave të tregut për llojin e biznësit që hapin.

Çdo ditë pranë QKR hapen afërsisht 35 biznese të reja kryesisht nga emigrantët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›