E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e emigranteve ne brigjet e Katanias

Trupat e gjashtë migrantëve, që besohet se kanë vdekur nga permbytja e anijes së tyre, janë gjetur në një plazh në jug të Italisë.
Konfirmohet se viktimat per koincidence ishin te gjithe rreth te 30-tave.
Sipas rojes bregdetare te portit ne afersi te aksidentit ngjarje ishte krejtesisht e cuditshme,sepse refeeruar burimit ne vitet e fundit nuk ishin pare dhe as nuk kishin zbarkuar anije emigrantesh ne zonen e Katanias.
Koha dhe destinacioni i ndodhjes se tragjedise na nxit te supozojme se ndoshta ata mund te kene humbur humbur rrugen-tha ai.
Mediat italiane thonë se anija ngeci ne nje pike në rërë rreth 15m nga bregu dhe emigrantët u hodhën në det. Disa prej tyre janë mbytur për shkak se ata nuk dinin të noton mirë. Në peskaregjë udhëtonin 120 emigrantë të ardhur nga Afrika e Veriut.
Zyrtarët në portin e Katanias thonë se rreth 100 migrantë të tjerë janë shpëtuar. Mes të mbijetuarve ka edhe gra e fëmijë të vegjël, transmetojnë mediat italiane.
Incidenti ka ndodhur të shtunën. Identiteti i migrantëve nuk është konfirmuar, por një zyrtar i portit ka supozuar se pjesa e konsiderueshme e tyre mund te kene qenë sirianë.
Sipas OKB-së, rreth 7,800 emigrantë të paligjshëm dhe azilkërkues kanë zbarkuar në Itali në gjysmën e parë të këtij viti. Shumica e tyre vijnë nga vendet afrikane, veçanërisht Somalia dhe Eritrea.
OKB raporton se pothuajse 500 njerëz janë raportuar të vdekur apo të zhdukur në det gjatë vitit 2012 në përpjekje për të arritur Evropën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›