E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier foshnje e pajete poshte nje ure

Një foshnje e pajetë është gjetur nën urën kryesore në lumin Gjanica pranë kishës Shën Gjergji të qytetit të Fierit.

Trupi i pajetë ka qenë i vendosur në një thes plastmasi. Kanë qenë disa fëmijë të cilët mblidhnin mbetje hekuri nën këtë urë, që kanë pikasur trupin e pajetë anës lumit.

Këta të fundit kanë njoftuar menjëherë policinë. Ne vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të cilat kanë marrë trupin e pajetë të foshnjes dhe e kanë dërguar atë në morgun e qytetit.

Burime nga morgu i qytetit Fier deklaruan se foshnja i përket seksit mashkull dhe dyshohet se ai ka lindur brenda harkut kohor të 24 orëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›