E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy fjalorë enciklopedikë për Shqipërinë e Kosovën

Në fjalën e tij, Elsie theksoi se librat e tij janë enciklopedi me fakte dhe dokumente të vërteta që duhet të dinë të huajt për shqiptarët.

“Quhen fjalorët historikë, por në fakt janë më shumë enciklopedi të përgjithshme të shteteve të botës. Për vëllimet Shqipëri dhe Kosovë jam përpjekur të përfshijë zërat për të cilat një studiues i huaj mund të kërkojë informacion për figura dhe dukuri për të cilat ai mund të ketë lexuar apo dëgjuar, dhe për të cilët ai dëshiron të dijë pak më shumë. Këto vëllime do të shfrytëzohen si doracakë të standardeve të bibliotekave publike dhe universitare në botën anglisht-folëse dhe do të shërbejnë kështu për të përhapur të dhëna të sakta për Shqipërinë dhe për Kosovën, vende të cilat janë ende relativisht të panjohura dhe të pa kuptuara”, theksoi ai.

Më tej, albanologu shqiptar nënvizoi se në botën shqiptare ka një mori librash me mendime, me interpretime, me qëllime, me frymëzime artistike, por ka shumë pak libra me të dhëna të sakta dhe me informacion bazë objektiv. “Kjo është një mungesë kolosale, e cila pengon ecurinë e botës shqiptare, mungesa e një informacioni të saktë. Marrim për shembull figurat historike. Në librat shqip shkruhet shpesh se filani ishte atdhetar i flaktë, i cili luftoi me shpatë në dorë, për të mbrojtur çështjen kombëtare, por pavarësisht nga atdhetarizmi i tij i flaktë, kush ishte kjo figurë konkretisht? Kjo nuk dihet dhe shpesh herë as nuk i intereson lexuesit. Mjafton që ishte patriot”, shtoi ai. /Start/

                                                                                             2012-02-03 14:13
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›