E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Asad në gjurmët e Gadafit: “Nuk do të përulem ndaj Perëndimit, do luftoj deri në fund”

20-11-2011 / Nga Redi Agolli

“Jam i përgatitur për të luftuar dhe për të vdekur për Sirinë në rast se sulmohet nga bashkësia ndërkombëtare”


Në një intervistë për javoren britanike,“The Sunday Times”, Presidenti sirian, Bashar Al-Assad u shfaq sfidues ndaj Perëndimit dhe Ligës Arabe, duke u shprehur se nuk do t’u përkulet veprimeve të mundshme ushtarake të Bashkësisë Ndërkombëtare lidhur me goditjet vdekjeprurëse ndaj kundërshtarëve të tij. Ai akuzoi Ligën Arabe se me vendimin e saj për të pezulluar Sirinë i ka hapur rrugë ndërhyrjes ushtarake nga ndërkombëtare. "Nëse ata janë racionalë dhe realiste, ata nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë, sepse pasojat do të jenë shumë të tmerrshme”, theksoi Assad. “Ndërhyrje ushtarake do ta destabilizojë rajonin në tërësi, dhe të gjitha vendet do të preken”. Asad i tha javores britanike se është “definitivisht” i përgatitur për të luftuar dhe për të vdekur për Sirinë në rast se përballet me ndërhyrjen ndërkombëtare. Ai shprehi keqardhjen për çdo pikë të gjakut që është derdhur në Siri, por theksoi se Damasku duhet të veprojë kundër grupeve e bandave rebele për të vendosur sundimin e ligjit. Ndërkohë, dita-ditës po theksohet fakti se Siria është në prag të një lufte civile. Të paktën dy granata dore janë hedhur dje në mëngjes në selinë e Partisë qeveritare BAAS në qendër të Damaskut të Sirisë, vetëm disa orë pas skadimit të afatit të cilin Liga Arabe ia dha autoriteteve të vendit që t’i ndërpresin përleshjet e përgjakshme me demonstruesit. Shpërthimet janë dëgjuar para agimit, në zonën Mazra, ndërsa sipas raporteve të para nuk ka të lënduar e as dëme materiale, thekson Komiteti opozitar lokal i koordinuar sirian. Forcat e sigurisë janë shpërndarë rreth sheshit ku gjenet selia e BAAS-it, e cila sipas dëshmitarëve okularë, gjatë kohës së sulmit ka qenë pothuajse e zbrazur. Përgjegjësinë për sulmin e mori organizata "Armata e Lirë Siriane”- e cila është formuara nga dezertorët e forcave të rregullta të ushtrisë siriane. Një gazetar i BBC-së raporton se në ndërtesë nuk ka shenja të dëmtimit, por se banorët lokal kanë thënë se gjatë natës ka ardhur deri në shkëmbim të zjarrit. BBC-ja ende thekson se deri te incidenti ka ardhur në kohën kur është aq i madh qëndrimi nga shpërthimi i luftës qytetare në Siri pas trazirave tetë mujore. Liga Arabe e caktoi ditën e shtunë si afat përfundimtar për ndërprerje të dhunës, dhe në pajtim me planin paqeruajtës kërkoi tërheqjen e ushtarëve nga të gjitha zonat e kapluara me trazira dhe u kërcënua me sanksione përderisa presidenti sirian Bashar al Asad nuk e ndalon dhunën në vend. Por ai thotë se do të vazhdojë të llogaritet me “grupet opozitare” edhe krahas dënimit ndërkombëtar në të cilën u gjet. “Përleshja do të vazhdojë edhe pse presioni që të nënshtrohet Siria edhe më tej do të jetë i pranishëm. Megjithatë, ju siguroj se Siria nuk do të ulet dhe se do të vazhdojë që t’i kundërshtohet presionit i cili i imponohet”- deklaroi Asad.  


Presidenti Asad paralajmëroi se në muajin shkurt ose mars të vitit të ardhshëm do të mbahen zgjedhje kur sirianët do të mund të votojnë për një përbërje të re të parlamentit, e cila do të duhet të sjell një kushtetutë të re, duke përfshirë edhe vendim për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.


Tendencë- Asadin e pret fati i Gadafit Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Asad ka ardhur në “pikën pa kthim” dhe e pret fati i njëjtë me ish-liderët në Libi dhe Irak, ka deklaruar ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak. “Mendoj se ai ka kaluar pikën pa kthim dhe nuk ka mënyrë për të kthyer autoritetin ose legjitimitetin e tij”, ka thënë Barak në samitin për mbrojtjen, duke shtuar se regjimi i Asadit do të bie në muajt e ardhshëm nën presion në rritje të bashkësisë ndërkombëtare. “E kam të qartë se ajo që i ka ndodhur para disa javësh Gadafit dhe çfarë i pat ndodhur Sadam Huseinit, tash mund ta presë edhe atë”, është shprehur Barak. Ish-lideri libian, Moamer Gadafi është vrarë më 20 tetor, kur forcat e regjimit të ri libian morën qytetin e tij të lindjes, Sirt. Ish-presidenti irakian Husein ishte varur në dhjetor 2008, pasi ishte dënuar për vrasjen e 148 shiitëve në fillim të viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar. Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, në qërimin e dhunshëm të hesapeve ndërmjet autoriteteve siriane dhe pjesëmarrësve të protestave kundër-qeveritare, të cilat po vazhdojnë në Siri që nga mesi i marsit, janë vrarë më shumë se 3.500 vetë.


Libia refuzon ekstradimin e djalit të Gadafit në Hagë: Do ta gjykojmë vetë 


Kryeministri Abdulrahim Al-Kib tha se djali i ish-diktatorit Moamar Gadafi, Saif al-Islam, do të marrë një gjykim të drejtë. Gjykata e Lartë Penale në Hagë gjatë kryengritjes kundër regjimit të Gaddafit kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj Saifit dhe babait të tij Muammara al -Gaddafi, për shkak të krimeve kundër njerëzimit


Klani Gaddafi në Libi tani i përket historisë. Forcat e sigurimit arrestuan në jug të vendit të birin e preferuar të sundimtarit të vrarë Gaddafi. Por 39-vjeçari Saif al-Islam nuk do të japë llogari në Hagë. Udhëheqja e re në Libi nuk do t’ia dorëzojë Gjykatës Ndërkombëtare Penale djalin e arrestuar të ish dikatorit Gaddafi, Saif al-Islam, por do ta bëjë vetë procesin gjyqësor kundër tij. Kryeministri Abdulrahim Al-Kib tha se Saif do të marrë një gjykim të drejtë. Gjykata e Lartë Penale në Hagë gjatë kryengritjes kundër regjimit të Gaddafit kishte lëshuar një urdhër arresti ndaj Saifit dhe babait të tij Muammara al -Gaddafi, për shkak të krimeve kundër njerëzimit. Saif al-Islam, djali më i njohur i Gaddafit u arrestua në jug të Libisë të shtunën (19.11.). Arrestimi i Saif al-Islamit filloi menjëherë të festohet në mbarë Libinë sepse kjo do të thoshtet se është nxjerrë jashtë veprimit edhe anëtari i fundit i rëndësishëm i regjimit të vjetër libian. Hossam al-Gheriani nga Zyra për Informim e Qeverisë kalimtare libiane: "Janë lajme fantastike, të papritura! Ai ndoshta edhe nuk ka qenë aq i rrezikshëm si disa të tjerë, por ai megjithatë ishte një pengesë prandaj ky është një moment triumfues për të gjithë libianët". Në mënyrë të përsëritur në javët e fundit u tha se Saif al-Islam al-Gadafi mund të jetë në gjendje për të organizuar një rezistencë të armatosur kundër pushtetmbajtësve të ri të vendit. Ose nga ilegaliteti në Libi apo nga ndonjëri prej vendeve fqinje si Nigeri, Algjeria dhe Sudani. Edhe më herët qysh gjatë luftimeve në mes të revolucionarëve dhe mbështetësve të regjimit ishte njoftuar për arrestimin e Saif al-Islam al-Gadafit. Dhe papritmas ai ishte shfaqur sërish para grupit të gazetarëve ndërkombëtar për të dhënë intervista dhe për tu zhdukur përsëri. Siç duket në Sirte në vendlindjen e babait të tij. Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në luftimet e zhvilluara në këtë qytet por ka arritur të shpëtojë për dallim nga babai i tij Muammar al Gaddafi i cili i vra në Sirte në rrethana të pasqaruara. Rregullisht thuhej se ai do të përpiqet të arratiset për në Nigeri, Çad apo Sudan. Ai ishte anëtari më i rëndësishëm i regjimit të vjetër. Në muajt e fillimit të revolucionit në Libi ai ishte kthyer në zëdhënës të babait të tij. Sipas Hossam al-Gheriani  dihet që libianët duan ta shohin atë në bankën e të akuzuarve. "Ne e duam atë të gjallë, kësaj radhe nuk duam të gabojmë - dhe ne duam përgjigje nga ai. Sepse ai është një prej pak njerëzve që është në gjendje të japë përgjigje për pyetjet që ka bota". Saif al-Islam kërkohej nga Gjykata e lartë ndërkombëtare për shkak të akuzave për krime lufte. Por tani janë të paktë ata që besojnë se ai do të ekstradohet me të vërtetë në Hagë. Shumica e libianëve duan ta shohin atë para gjyqit, por në Libi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›