E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier grabitet kazinoja

Rikthehen grabitjet e armatosura në qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnatës, në një kazino që ndodhet në qendër të qytetit.

Burime nga policia e Fierit bëjnë me dije se 2 persona ende të paidentifikuar, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur nga kazinoja 50.000 lekë të reja dhe më pas janë larguar menjëherë në drejtim të paditur. Policia po punon për identifikim dhe kapjen e autorëve të grabitjes me armë, e cila është e disata për këtë vit në qytetin e Fierit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›