Fier, gruaja vret bashkëshortin me vaj të nxehtë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme në Fier, teksa një grua i ka hedhur bashkëshortit të vet vaj të nxehtë, duke shkaktuar vdekjen e tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 11 janari të qytetit, ku Dallëndyshe Kasa ka vrarë të shoqin, Xhelo Kasa, gjatë një grindjeje ku ka pësuar edhe vetë djegie.
Gruaja është dërguar në spitalin e Fierit për tu mjekuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Pas kurimit, gruaja pritet që të arrestohet me akuzën për vrasjen e burrit të vet.