E Diel, 1 Nëntor 2026

14 mijë grekë i kanë borxh shtetit 36 miliard euro

Virusi grek e ka vendosur Europën në ankth e frikë. Ku është vaksina? Ku është mjeku i urgjencës? Kryeministri grek, George Papandreu duhet të shërojë vendin e tij. Një nga sëmundjet më të rënda: evazioni fiskal!

Në Greqi ka 14 mijë njerëz, që i kanë borxh shtetit rreth 36 miliard euro, tha kryeministri grek për gazetën Financial Times Deutschland. Kurse ministri i Financave thotë se janë në total 900 mijë qytetarë që i kanë diçka borxh shtetit.

Por çfarë po bën Papandreu?

Ai ka nisur gjuetinë pas tyre.  Por rruga është e gjatë. Ndoshta do na duhen 30 vjet, thotë Papandreu.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›