Fier, konflikt mes dy kushërinjve, plagoset me thikë 26-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Një konflikt me njëri-tjetrin mes dy kushërinjëve, ka përfunduar në një sherr me thika, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur 26-vjeçari, Genci Ruko.
Incidenti ka ndodhur në fshatin Strum të rrethit të Fierit, ku Genci Ruko është plagosur me thikë nga kushuriri i tij pas një grindjeje për motive të dobëta.
26-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Fierit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së qytetit të Fierit të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes, kushëririt të 26-vjeçarit, shtetasit A. R., si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.