E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, shkëmbi zjarri në treg, dyshohet për 1 të vdekur

Një person ka mbetur i vdekur gjatë një shkëmbimi zjarri në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të shumicës së fruta-perimeve të këtij qyteti ndërkohë që ende nuk jepen detaje për rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para dyshohet se viktima është një tregëtar nga Shijaku por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Pritet që policia e Lushnjes të japë më shumë detaje në orët në vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›