E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, makina bie në Seman, vdes shoferi

Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Vija e Ngjalës tek Ura e Mbrostarit, teksa një automjet doli nga rruga dhe përfundoi në ujërat e lumit Seman.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku konstatoi se viktima ishte i vetëm në makinë. Pas hetimeve të para policia njoftoi se viktima është Nelison Lika, 22-vjeç.

Mendohet që aksidenti të jetë pasojë e shpejtësisë së lartë me të cilën po udhëtonte i riu Lika me makinën e tij tip Mercedez Benz me targa Fr 5639 B.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›