Behrami refuzon Spartakun e Moskës, do Romën
Spartaku i Moskës, ofroi 10 milionë euro në këmbim të kartonit të Behramit, por mesfushori ka refuzuar duke i shprehur drejtuesve të klubit të tij dëshirën për të kaluar në kryeqytetin italian.
E përditshmja italiane "Corriere dello Sport" shkruan se "Valon Behrami ka dhënë fjalën se do të presë Romën dhe i ka refuzuar të gjitha ofertat, për të realizuar dëshirën e tij që të vishet me fanellën e kuqe. Roma është e gatshme të hidhet në sulm për Behramin, që tashmë u ka thënë menaxherëve të West Hamit se dëshiron të kalojë në Romë. Ai refuzoi edhe një ofertë prej Spartak Moskës që ishte e gatshme të jepte 10 milionë euro".