E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier makina shtyp femijen


Një fëmijë 11 vjec humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi një automjet hyri me shpejtësi në mesin e një grupi femijësh që po ecnin në rrugë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në fshatin Ade të Fierit. Automjeti me targa “FR 9212 B” doli jashtë kontrollit për shkak të shpejtësisë së madhe dhe hyri mespërmes grupit të fëmijëve qe po ktheheshin nga një fushë futbolli pranë fshatit të tyre.

Automjeti po lëvizte nga fshati Vjosë në drejtim të Fierit kur goditi fëmijët. Ndërsa grupi më i madh i fëmijëve fatmirësisht shpëtoi, dy prej tyre u goditën direkt, ballë për ballë Aksidente rrugoreElbasan, aksident në unazë, plagoset 51-vjeçariAksident rrugor në Vlorë, një i plagosur rëndëDy të vdekur në dy aksidente rrugore dhe për pasojë 11-vjecari Redian Isufi dhe bashkëmoshatari tij Klodian Xhemaj pësuan dëmtime shumë të rënda nga.

11-vjecari Redian Isufi humbi jetën, ndërsa shoku i tij mundi të shpëtojë. Policia arrestoi autorin e aksidentit, 30-vjecarin Ervin Hila.

Ndër aksidentet më të rënda rrugore të ndodhur gjatë muajit në vend ka qenë ai në Durrës, ku një familje e tërë nga fshati Gjepalaj i Shijakut u shua në orët e para të 14 tetorit.

Automjeti me të cilin udhëtonin katër persona, dy bashkëshortë dhe fëmijët e tyre, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Aksidenti ndodhi gjatë orëve të natës, por vetëm në mëngjes tragjedia u zbulua nga kalimtarët, që panë automjetin e përmbysur.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Masakra në Lezhë, arrestohet polici
Një tjetër person është arrestuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në gjykatën e Lezhës më 14 tetor. Zjarr në Elbasan, digjen ullishtet
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në qarkun e Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë disa hektarë me ullishte në fshatin Kusarth. Gjirokaster, përkujtohen të rënët
140 ushtarë grekë të rënë gjatë betëjës së Bularatit në Dropull gjatë vitit 1940 në përpjekje me italianët janë përkujtuar me një meshë dhe më pas me homazhe në varrezat e tyre që gjenden në këtë fshat. Dibër, vret shokun me thikë
Një gjimnazist është qëlluar për vdekje në ambientet e brendshme të shkollës profesionale "Nazmi Rushiti", në qytetin e Peshkopisë. Shkodër, kapen 4 kg hashash
Policia e Shkodrës ka arrestuar ne orët e para të mëngjesit të së premtes dy persona për trafik të lëndëve narkotike.

Lajmet kryesore

Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Punimet provizore dhe miliona euro që shkojnë dëm
Mikrokredia nuk njeh krizë
Grekët kundër reduktimit të borxhit
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›