E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes perplasje me policine


Banorët e fshatit Mamëz ne Kukës janë perleshur me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të dërguara atje, pasi banorët bllokuan me forcë punimet e një firme private në zonë që po punon për hapjen e një miniere.

Një ditë pas përplasjes, kur edhe disa persona u shoqëruan nga forcat e rendit, banorët kanë dalë sërish në rrugë dhe deklarojnë se nuk do lejojnë askënd të punojë.

Kompania private do hapte rrugën për një minierë hekurnikeli në zonë, por banorët thonë se ajo shkeli cdo marrëveshje duke shkatërruar tokat dhe rrugët e fshatit.

“Me këtë firmë kemi debatuar dhe dokumentat që i kemi dhënë ajo i ka prishur. Ka prishur marrëveshjet me ne”, thotë një prej banorëve protestues.

“Kemi biseduar me firmën për mbetjet inerte, e kemi arritur një marrëveshje të noterizuar, por asgjë nuk është zbatuar”, shprehet një tjetër.

Banorët akuzojnë edhe kryetarin e komunës se ka ushtruar dhunë dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.

“Ai ka bërë një skandal të tmerrshëm, ka qëlluar me pistoletë tek shtëpia ime kur ishin fëmijët dhe bagëtia. Plumbi ka rënë me rikoshetë”, deklaron një prej banorëve.

Policia ka shoqëruar dy banorë të zonës si pjesëmarrës në veprimet penguese ndaj kompanisë private dhe kjo ka bërë që ata të qëndrojnë me orë pranë mjeteve të rënda për t’i penguar të punojnë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Fier, makina shtyp fëmijën
Një fëmijë 11 vjec humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë pasi një automjet hyri me shpejtësi në mesin e një grupi femijësh që po ecnin në rrugë. Masakra në Lezhë, arrestohet polici
Një tjetër person është arrestuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në gjykatën e Lezhës më 14 tetor. Zjarr në Elbasan, digjen ullishtet
Një zjarr i fuqishëm ka rënë në qarkun e Elbasanit, ku flakët kanë përfshirë disa hektarë me ullishte në fshatin Kusarth. Gjirokaster, përkujtohen të rënët
140 ushtarë grekë të rënë gjatë betëjës së Bularatit në Dropull gjatë vitit 1940 në përpjekje me italianët janë përkujtuar me një meshë dhe më pas me homazhe në varrezat e tyre që gjenden në këtë fshat. Dibër, vret shokun me thikë
Një gjimnazist është qëlluar për vdekje në ambientet e brendshme të shkollës profesionale "Nazmi Rushiti", në qytetin e Peshkopisë.

Lajmet kryesore

Rindërtimi i sheshit "Skënderbej"
Punimet provizore dhe miliona euro që shkojnë dëm
Fier, makina shtyp fëmijën
Mikrokredia nuk njeh krizë
Grekët kundër reduktimit të borxhit
BSH kërkon forcimin e mbikëqyrjes te bankat

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›