Fier ne pranga 27-vjecari kapet me 1 kg heroine
Mbremjen e djeshme policia ne afersi te Fierit ka bllokuar nje sasi droge prej 1 kilogram perkatesisht heroine. Zedhenesja e policise se Tiranes Alma Katragjini ka deklaruar se droga eshte sekuestruar ne askin rrugor Ballsh-Patos ndersa eshte arrestuar edhe korrieri i saj. Sipas policise eshte arrestuar 27-vjecari Arsen Hoxha i cili ishte duke transportuar drogen drejt kryeqytetit ku do te shitej ne tregun e brendshem. Nderkohe materialet ne ngarkim te tij i kane kaluar prokurorise me akuzen e prodhimit dhe te trafikimit te lendeve narkotike.