Falsifikoi dokumentet e pronesise sekuestrohen pronat e ish-kreut te sindikatave Valer Xheka
Valer Xheka gjate kohes qe drejtonte BSPSH-ne ka pervetesuar ne menyre te kunderligjshme ish-shtypshkronjen 11 Shkurti
Pas nje hetimi intensiv diten e djeshme u ekzekutua vendimi i gjykates per vendosjen e sekuestros se pronave dhe llogarive bankare te shtetasit Valer Behar Xheka vjec 61 banues ne Tirane si dhe te familjareve te tij. 61-vjecari akuzohet se nepermjet mashtrimit dhe shperdorimit te detyres ka falsifikuar dokumentet e pronesise dhe ka perfituar ne menyre te pa drejte ambientet e nje shtypshkronje. Vendimi u mor pas finalizimit te operacionit te koduar Sindikalisti. Ky operacion u finalizua nga Sektori kunder Pastrimit te Parave ne Policine e Shtetit.
Pronat e sekuestruara
Deri ne keto momente eshte bere sekuestrimi i nje sasie prej rreth 278.823 USD 98.045 euro dhe 400.000 leke te reja behet e ditur nga policia. Po ashtu jane sekuestruar 3 ndertesa me siperfaqe 1.800 metra katrore dhe nje siperfaqe trualli 6909 metra katrore ne Tirane. Nderkohe qe pronat e vena nen hetim jane tre ndertesa nje njekateshe nje dykateshe dhe nje trekateshe me siperfaqe 1.800 metra katrore dhe nje siperfaqe trualli 6909 metra katrore ne vendin e quajtur Kodra e Priftit Tirane te cilat ishin prona te BSPSH-se.
Rezultatet e hetimit
Nga nje hetim intensiv dhe profesional ka rezultuar se shtetasi Valer Xheka gjate kohes qe drejtonte BSPSH-ne nepermjet Shperdorimit te Detyres Mashtrimit dhe Falsifikimit te Dokumenteve ka pervetesuar ne menyre te kunderligjshme ish shtypshkronjen 11 Shkurti konkretisht behet fjale per pervetesim me pa te drejte te tre ndertesave nje njekateshe nje dykateshe dhe nje trekateshe me siperfaqe 1.800 metra katrore dhe nje siperfaqe trualli 6909 metra katrore ne vendin e quajtur Kodra e Priftit Tirane te cilat kane qene prona te BSPSH-se. Pronat e mesiperme shtetasi Valer Xheka ne menyre te kunderligjshme ua kalonte te afermve te tij dhe me pas keta familjare ia kalonin serish shtetasit Valer Xheka me certifikate pronesie. Nga Sektori kunder Pastrimit Parave ne Departamentin Kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda ne Policine e Shtetit ne bashkepunim me prokurorine vazhdon puna dhe po kryhen hetime intensive per dokumentimin e gjithe aktivitetit te tij kriminal.