E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fier, pickimet nga insektet dhe zvarranikët, rritja e temperaturave ka shtuar rastet e infektimeve

Në spitalin e fierit janë paraqitur 10 persona të pickuar nga merimanga e zezë dhe insekte të rrezikshme. 

Me rritjen  e temperaturave, mjeku toksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët që punojnë në fushë të marrin masa mbrojtëse.

Stina e verës përveç temperaturave të larta ka  sjellë edhe rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve.

Vetëm gjatë  javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier janë paraqitur 10 raste , 4 persona janë pickuar nga merimanga e zezë dhe 6 prej zvarranikeve( gjarpërinjtë dhe nepërka).

Sipas mjekut toksikolog  Lulëzim Banushaj  në spitalin Rajonal Fier rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhe janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi.

Sipas bluzave te bardha te gjithë personat e   pickuar nga merimanga dhe zvarraniket i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja

Mjeku toksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi kjo periudhë me ngrohjen e temperaturave shënon edhe sulmet e zvarranikeve dhe insekteve.

Gazetare Bjolanda Cuku

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›