Maturantja ekselente e “Sami Frashërit“, rrëfen planet për studimet e larta

Meida Rrokaj është vlerësuar gjithmonë në shkollë me notë maksimale dhe është dalluar për rezultate të shkëlqyera në olimpiadat që ajo ka marrë pjesë.
Dashuria për librat i është kultivuar shume herët nga familja. Meida synon të vijojë studimet e larta në një nga degët që ofron Universiteti i Mjekësisë ose Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Ka shndritur në të gjitha lëndët në 12 vite shkollim dhe është dalluar për rezultate të shkëlqyera në të gjitha olimpiadat që ka marrë pjesë, por pasioni i madh i saj janë Bilogjia dhe kimia.
Maturantja e shkollës së mesme Sami Frashëri Meida Rrokaj ka punuar fortë për tu renditur tek më të mirët e për të bërë realitet ëndrrën e saj studimet e larta në degët e preferuara.
Maturantja sqaron se notat janë vendimtare për aplikimin e saj në universitet.
Edhe pse shumë universitete të huaja do të donin një studente të tillë 18 vjeçarja ka zgjedhur të studiojë dhe kontribuoje në Shqipëri
Muaji korrik do të jetë vendimtar për Meidën dhe ndjekjen e ëndrrës së saj në nisjen e studimeve universitare.
Gazetare Keti Toroveci
/RTSH/