Fier plagosen me thike at e bir
Një ngjarje e rëndë kandodhur në fshatin Veribobë të Komunës Cakran në Fier, ku pas një zënke për motive të dobta ka mbetur i plagosur një person.
Burimet policore njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, ku shtetasi Bexhet Sherifi 36 vjec dhe i biri i tij Xhuliano Sherifi, 16 vjec janë plagosur me thikë nga një shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, pas një zënke për motive të dobta.
Mësohet se të plagosurit janë transportuar menjëherë për në spitalin rajonal ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.