Cantryman: Bllokimi i zgjedhjeve antikushtetues
Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe për Azinë, Tomas Countryman apelon që të mos bllokohen zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri.
Në një konferencë për shtyp Countryman deklaroi se partitë duhet të përmbushin detyrimet Kushtetuese për zhvillimin në kohë të zgjedhjeve, duke nënvizuar se bllokimi i tyre është antikushtetuese.
Countryman foli edhe për ngjarjet e 21 janarit duke deklaruar se duhet që Prokuroria të zhvillojë hetimet pa presione.
Ai nënvizoi se SHBA mbështet Prokurorinë e Përgjithshme për hetime të plota dhe te balancuara.
Countryman shtoi gjithashtu se konflikti mes Qeverisë, Presidencës, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SHISH duhet të shmanget.