E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, pranga avokatit për korrupsion

Nga Drejtoria kundër Krimit Financiar në Departamentin kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë është finalizuar me sukses operacioni PAFAJËSIA, gjatë të cilit është bërë arrestimi i shtetasit Edmond Toska, vjeç 51, me profesion avokat pranë Dhomës së Avokatisë Fier.

Ky shtetas akuzohet se u kishte marrë një shumë prej 3.000 Euro dhe 100.000 lekë (të rinj), të afërmve të një personi të akuzuar për vjedhje, për t`ua dhënë ryshfet personave përgjegjës, që do të bënin të mundur lirimin nga burgu dhe pushimin  e  procedimit penal në ngarkim të shtetasit D.S.

Operacioni për arrestimin e këtij shtetasi u zhvillua sot, në qytetin e Fierit, pas një hetimi disa mujor me teknikat speciale të hetimit, të zhvilluar nga Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier e Vlorë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›