E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Urat dhe rrugët e bashkimit”

Nga Fieri, ku ka inspektuar punimet në rrugën Levan-Tepelenë, Berisha tha se qeveria po ndërton ura bashkimi.

I pyetur për bashkëpunimin midis institucioneve, një apel i bërë dje nga ambasadori i BE-së, Sequi, Berisha u përgjigj: “Ne vetëm po ndërtojmë rrugë e ura bashkimi. Ne po ndërtojmë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj ura e rrugë bashkimi”.

Për ndërtimin e rrugës Levan-Tepelenë, është investuar një shumë prej 70 milionë eurosh, me një gjatësi prej 71 kilometra. Kjo rrugë shkurton me 22 kilometra dhe 1 orë e 10 minuta distancën e mëparshme nga Fieri në Tepelenë. Kryeministri Berisha u informua nga zbatuesit e projektit mbi fazat e projektit dhe vëllimin e punimeve, sipas të cilëve, aktualisht ka përfunduar 65 për qind e punimeve.

Më pas e inspektoi atë në të gjithë trajektoren e saj, nga Levani (Fier) deri në Memaliaj (Tepelenë). Rruga, e projektuar sipas standardeve të infrastrukturës evropiane, ka gjerësi 10.5 metra, shpejtësi të lëvizjes 80-100 km/h, do të ketë 38 ura. Rruga është e ndarë në dy lote. Loti i parë Levan-Dames, me gjatësi 38 kilometra dhe vlerë investimi 40 milionë euro, janë përfunduar dhe asfaltuar 28 kilometra. Loti i dytë Dames-Tepelenë, 32 kilometra dhe vlerë investimi 30 milionë euro, janë përfunduar dhe asfaltuar 16 kilometra. Kryeministri Berisha u shoqërua në këtë inspektim edhe nga media. /Start/

                                                                                             2011-10-18 14:56
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›