Fier shkurtimi i shpenzimeve nuk e prek pushtetin vendor
Ne asnje nga njesite e qeverisjes vendore ne Fier nuk rrezikohen prokurimet publike. Rrezikohen vetem investimet e premtuara se do te kryhen nga ministrite pra ato investime qe kane vartesi vertikale nga pushteti qendror drejt atij vendor.
Kjo eshte deklarata qe vjen prej kryetarit te Keshillit te Qarkut Fier Luan Mucaj. Pyetur nga gazeta Shqip lidhur me urdhrin me te ri te qeverise per kufizimin dhe bllokimin e proceseve te prokurimeve publike kryetari i Keshillit te Qarkut Luan Mucaj tha se komunat dhe bashkite kane respektuar afatet.
Asnje nga komunat dhe bashkite ne rang qarku nuk ka shkelur afatin e percaktuar per kryerjen e prokurimeve publike. Nga te dhenat qe Keshilli i Qarkut ka marre prej njesive te qeverisjes vendore konfirmohet se ato kane respektuar afatin e 31 gushtit per perfundimin e te gjitha prokurimeve publike sqaroi Luan Mucaj.
Me tej ai shpjegoi se asnje nga investimet e komunave dhe bashkive nuk cenohet pasi urdhri i ri i qeverise u lejon atyre qe ti bartin fondet per vitin e ardhshem.
Ndersa qeteson administratat vendore per moscenim te prokurimeve dhe bashke me to edhe te investimeve kryetari i Keshillit te Qarkut te Fierit sqaroi se te rrezikuara jane vetem investimet e premtuara nga ministrite.
Investimet e vetme qe rrezikohen te humbasin jane ato qe jane premtuar nga institucionet me varesi vertikale pra nga ministrite. Nese ato nuk realizohen brenda ketij viti rrezikojne qe te mos kryhen as vitin e ardhshem. Ky fakt po shihet me shqetesim te madh ndaj ne si Keshill Qarku kemi nisur negocimin mes ministrive dhe komunave kryesisht tha me tej Luan Mucaj.
Ai tha se ka marre kontakt institucional me ministrite dhe eshte njohur me investimet e tyre. Nga te dhenat e siguruara deri tani konfirmohet se vetem nje pjese e vogel e investimeve rrezikohen. Ashtu si edhe ne zerat e tjere te investimeve jane ato ne infrastrukture qe jane me te prirura per tu anuluar.