E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtia e fasoneve rigjallerim sezonal

Rritja me 14 e eksporteve te veshjeve prodhuesit Ndryshojne stinet. Zgjerohen gjermanet

Ecuria e tregtise me jashte qe kryen sektori i prodhuesve te veshjeve dhe kepuceve qe ndryshe quhet fason ka pasur nje trend pozitiv. Krejt papritur u duk sikur sektori e kaloi pas krizen ekonomike dhe tani shikon drejt zhvillimit ekonomik te vendit. Rritja e eksporteve shenoi nivele teper pozitive aq sa Kryeministri i ka permendur disa here ne mbledhjet e qeverise duke i konsideruar si suksese te politikave te tij. Ne shtate muajt e pare te vitit kemi nje rritje me rreth 14 per qind te eksporteve me prodhime te fasonit veshje dhe kepuce sikurse shikohet qarte nga shifrat e INSTAT-it se ne totalin e eksporteve te kryera fasonet zene rreth 32 per qind peshe teper domethenese ne identifikimin e forces reale te ekonomise.

Por cfare po ndodh me sektorin qe per rreth nje viti leshonte here pas here sinjale te alarmit per faliment te subjekteve. Nga se erdhi rritja e tregtise kush e mundesoi lidhjen e kontratave me vendet e Perendimit dhe cfare beri qe prodhuesit e veshjeve te marrin nje kthese te forte pozitive. Pergjigjja qe japin vete fasonet eshte e shkurter Asgje nuk ka ndodhur eshte thjesht nderrimi i stineve dhe dorezimi i porosive te dhena gjate muajve te veres. Perfaqesuesi i Dhomes Kombetare te Prodhuesve te Veshjeve Bardhi Sejdarasi thote per Shqip se rritja e eksporteve ne kete periudhe eshte e zakonshme per shkak te porosive te reja qe vijne nga nderrimi i stineve.

Te dhenat zyrtare te Institutit te Statistikave tregojne se ne periudhen janar-korrik jane eksportuar 33 miliarde e 329 milione leke tekstile dhe kepuce nga 28 miliarde e 843 milione leke te kryera ne vitin 2009 me nje rritje rreth 14 per qind. Nga totali i eksporteve te ketij sektori rreth 70 per qind i ze Italia me 27 miliarde e 876 milione leke e me pas vijne Gjermania me rreth 2 miliarde Greqia me 1 miliard e 755 milione leke e me pas vijne vendet e tjera qe te mbledhura se bashku zene nje peshe monetare eksporti rreth 1 miliard e 700 milione leke. Sikurse vihet re ka nje bum te kerkesave dhe porosive qe vijne nga Gjermania e cila e ka rritur interesin e bashkepunimit me prodhuesit shqiptare te veshjeve per shkak se mundesojne krijimin e cfaredo lloj modeli. Italia vijon te jete besnike me prodhuesit shqiptare e cila edhe ne kohe krize nuk e ndal interesin per te lidhur kontrata dhe bashkepunuar.

Sipas Sejdarasit vendi fqinj do te vijoje ta porosise mallin ne Shqiperi per aq kohe sa niveli i taksave do te jete me i larte ne Itali. Interesi eshte i madh per shkak edhe te kostove te uleta qe rrjedhin nga taksat. Ne rast se per nje produkt qe prodhohet te ne taksat zene 20 per qind ne Itali eshte dyfish me i larte pra 40 per qind e per pasoje kerkesat do te jene te larta deklaron perfaqesuesi i Dhomes Kombetare te Prodhuesve te Veshjeve duke mos harruar te permende faktin se ndikim ka dhene edhe rikuperimi i ekonomise te atyre vendeve me te cilat punojne prodhuesit shqiptare.

Vetem ne muajin korrik tregon INSTAT-i eksportet e tekstileve dhe kepuceve kane pesuar nje rritje me rreth 700 milione leke ose gati 13 per qind me nje vlere 5 miliarde e 495 milione leke. Tregu shqiptar i fasonit ka mundur ti gjeje vete shtigjet e realizimit te bashkepunimit me partnere te ndryshem europiane pa ndihmen e qeverise ndersa nga kjo e fundit ka kerkuar vetem mbeshtetje ne politiken e taksave. Prej dy vjetesh sektori i tekstileve kerkon rishikimin e disa politikave ne taksa sidomos ne pjesen e kontributeve por asnje pergjigje nuk ka marre nga Ministria e Financave. Ndersa kur flitet per rritje eksportesh Kryeministri nuk ngurron te permende rastin e fasoneve duke marre merita qe nuk i takojne.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›