E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier socialistet humbin betejen e radhes per Keshillin e Qarkut

Socialistët në Fier humbën një tjetër betejë për Këshillin e Qarkut. Padia për pavlefshmëri të vendimit të komunës Mbrostar, ku u shkarkuan anëtarët e PS si përfaqësues të Keshillit të Qarkut, u rrëzua nga gjykata e Fierit.
Pas një argumentimi që zgjati rreth 40 minuta gjykatësi Skendër Damini shprehu vendimin duke rrëzuar padinë për pavlefshmëri.
Padia e socialistëve i drejtohej mbledhjes së datës 11 nentor te vitit 2011 në këshillin e komunës Mbrostar ku u shkarkuan dy anëtarët socialistë të këshillit të qarkut dhe u zgjodhën dy nga “Aleanca për Qytetarin”. Tri ditë me parë në gjykatën e Lushnjes socialistët humbën një tjetër beteje gjyqësore për Qarkun. Gjykata vendosi pushimin e çështjes për komunën Rremas, pasi socialistët nuk paraqiteshin në seancat gjyqësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›